Shtohen mosmarrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë rreth marrëveshjes bërthamore
Me shtimin e mosmarrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, u akuzua për mbështetje ndaj marrëveshjes bërthamore.
Sara Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, me shtimin e polemikave mes Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe Bob Corcer, kryetarit të komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, në mënyrë të hapu ka akuzuar këtë senator duke e quajtur faktor për fitoren e marrëveshjes bërthamore dhe si një person i cili ka shtruar tapetin e kuq për marrëveshjen bërthamore. Bon Corcer të martën ka deklaruar se Donald Trump me qasje të papërgjegjshme po e çon Amerikën drejt një lufte të tretë bërthamore. Ndërkohë Trump në përgjigje ndaj këtyre kritikave, e ka akuzuar Corcer si një prej faktorëve të fitores së marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1. Sara Sanders gjithashtu ka thënë se Corcer gjatë mandatit të presidencës së Barak Obamas bashkëpunonte me Nancy Pelucy, lideren e demokratëve në Kongresin e Amerikës në fushën e marrëveshjes bërthamore dhe në realitet ai është personi i cili ka shtruar tapetin e kuq për këtë marrëveshje.