Shtohen mosmarrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë rreth marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61221-shtohen_mosmarrëveshjet_në_shtëpinë_e_bardhë_rreth_marrëveshjes_bërthamore
Me shtimin e mosmarrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, u akuzua për mbështetje ndaj marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2017 08:35 Europe/Tirane
  • Shtohen mosmarrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë rreth marrëveshjes bërthamore

Me shtimin e mosmarrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, u akuzua për mbështetje ndaj marrëveshjes bërthamore.

Sara Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, me shtimin e polemikave mes Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe Bob Corcer, kryetarit të komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, në mënyrë të hapu ka akuzuar këtë senator duke e quajtur faktor për fitoren e marrëveshjes bërthamore dhe si një person i cili ka shtruar tapetin e kuq për marrëveshjen bërthamore. Bon Corcer të martën ka deklaruar se Donald Trump me qasje të papërgjegjshme po e çon Amerikën drejt një lufte të tretë bërthamore. Ndërkohë Trump në përgjigje ndaj këtyre kritikave, e ka akuzuar Corcer si një prej  faktorëve të fitores së marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1. Sara Sanders gjithashtu ka thënë se Corcer gjatë mandatit të presidencës së Barak Obamas bashkëpunonte me Nancy Pelucy, lideren e demokratëve në Kongresin e Amerikës në fushën e marrëveshjes bërthamore dhe në realitet ai është personi i cili ka shtruar tapetin e kuq për këtë marrëveshje.