Madridi refuzon dialogun: S’ka bisedime pas pezullimit të pavarësisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61257-madridi_refuzon_dialogun_s’ka_bisedime_pas_pezullimit_të_pavarësisë
Qeveria spanjolle e refuzoi deklaratën e pavarësisë së firmosur nga presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont, e hodhi poshtë thirrjet e tij për ndërmjetësim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2017 16:13 Europe/Tirane
  • Madridi refuzon dialogun: S’ka bisedime pas pezullimit të pavarësisë

Qeveria spanjolle e refuzoi deklaratën e pavarësisë së firmosur nga presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont, e hodhi poshtë thirrjet e tij për ndërmjetësim.

Zëvendëskryeministri spanjoll e përshkroi Puigdemontin, si dikë që nuk e di se ku është e ku po shkon, ndërsa kreu i ekzekutivit Mariano Rajoy mblodhi me urgjencë kabinetin për të diskutuar hapat e ardhshme të qeverisë.Pati goxha spekulime një ditë më parë, se udhëheqësi katalanas do të shpallte pavarësinë dhe nisjen e procesit të shkëputjes, duke thelluar kështu krizen politike të Spanjës. Por, edhe pse e firmosi deklaratën e mëvetësisë, ai zgjodhi ta ndalonte implementimin e saj, për t’i lënë hapësirë dialogut me Madridin.Partitë opozitare katalanase morën hov nga lëvizja e tij, për t’i kujtuar sa gabim e kishte që në fillim.