Shpjegimet e palogjikshme të Anglisë rreth shitjes së armëve Arabisë Saudite
Pas kritikave të shumta drejtuar Anglisë për armët që ajo i ka shitur Arabisë Saudite, armë që përdoren për vrasjen e grave dhe fëmijëve në Jemen, Metiu Rikraft përfaqësues i Britanisë së Madhe në KS të OKB ka thënë: Britania e madhe monitoron me saktësi përdorimin e armëve që i ka shitur Arabisë Saudite.
Ai në përgjigje të interesimit gazetarëve tha se Anglia ka ligje të rrepta në monitorimin e përdorimit të armëve të shitura dhe për këtë Londra monitoron mënyrën e përdorimit të armëve që i ka shitur Arabisë Saudite. Mënyra e sjelljes së vendeve perëndimore me në krye Amerikën me Arabinë Saudite dhe heshtja e tyre përballë vrasjes së grave dhe fëmijëve në Jemen, civilë që vriten me armët që perëndimorët i kanë shitur Arabisë Saudite, tregon sjelljen e dyanshme dhe dyfytyrësinë e qeverive perëndimore në çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Nëse pranojmë se të gjitha pretendimet e Arabisë Saudite në bombardimin e Jemenit dhe vrasjen e fëmijëve dhe grave në këtë vend janë të të vërteta, atëherë a mund të justifikohet shitja e armëve Arabisë Saudite dhe përdorimi i tyre në vrasjen e popullit jemenas? Cili është objektivi? Mos vallë sundimi dhe supremacia e Arabisë Saudite në Jemen është më e rëndësishme sesa jeta e milion njerëzve të pafajshëm? OKB dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar mbi gjendjen e rënduar në Jemen. Në raportin më të ri të OKB, koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite në luftën kundër Jemenit është futur në listën e vendeve që shkelin të drejtat e fëmijëve. Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB ka hedhur poshtë raportet e kësaj organizate lidhur me veprimtarinë e koalicionit saudite në Jemen dhe futjes në listën e shkelësve të të drejtave të njeriut. Abdullah Moalemi, ka pretenduar se statistikat e paraqitura në raportin e OKB nuk janë të sakta dhe nuk pranohen nga Riadi. Në raportin e OKB thuhet se në sulmet e Arabisë Saudite në Jemen janë vrarë dhe plagosur 683 fëmijë. Përfaqësuesi saudit në OKB ka pretenduar se Arabia Saudite në bombardimet kundër Jemenit, bën të gjitha përpjekjet për të parandaluar viktimat në radhët e civilëve. Ndërkohë këto sulme kanë shkaktuar mbi 13 mijë civilë të vrarë dhe kanë shkatërruar tejmase infrastrukturën e Jemenit. Liga Arabe me anë të një deklarate ka kritikuar raportin e fundit të OKB në lidhje me gjendjen e fëmijëve në Jemen nën hijen e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite dhe ka theksuar se ky raport nuk ka precizitetin e duhur. Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Liga Arabe e cila aktualisht është shndërruar në një prej tribunave të Arabisë Saudite, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kritikuar raportin e fundit të OKB në lidhje me vrasjen e fëmijëve jemenas nga koalicioni ara i drejtuar nga Arabia Saudite. Mahmud Afifi, zëdhënësi i Ligës Arabe, ka deklaruar se raporti vjetor i OKB në lidhje me gjendjen e fëmijëve në konflikte të armatosura ka qenë më i mirë dhe përgatitej me një vëmendje më të madh dhe në bazë të dëshmive të dokumentuara. Zëdhënësi i Ligës Arabe shtoi se OKB për përgatitjen e këtij raporti më mirë do të ishte të referohej tek qeveria në dorëheqje e Jemenit e cila gëzon mbështetjen ndërkombëtare dhe raportin e saj të përgatiste në bazë të dëshmive që ofron qeveria e Mansur Hadit. Liga Arabe e cila duhet të bëjë përpjekje të paanshme për zgjidhjen e krizave të botës arabe, ka akuzuar lëvizjen Ansarullah për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në Jemen. Afifi shtoi: "Mos harroni se koalicioni arab gjatë disa viteve të kaluara ka bërë përpjekje të mëdha për të reduktuar dhimbjen dhe vuajtjen e popullit të Jemenit".