Bisedimet e BE dhe Kongresit lidhur me marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61353-bisedimet_e_be_dhe_kongresit_lidhur_me_marrëveshjen_bërthamore
Ambasadori i BE në Uashington ka thënë se vende evropiane i kanë bërë të qartë Kongresit amerikan se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e mirë që duhet ruajtur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 13, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • Bisedimet e BE dhe Kongresit lidhur me marrëveshjen bërthamore

Ambasadori i BE në Uashington ka thënë se vende evropiane i kanë bërë të qartë Kongresit amerikan se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e mirë që duhet ruajtur.

David Ossailuan, në një intervistë për agjencinë Bloomberg ka thënë se ai së bashku me homologët e tij nga Franca dhe Britania kanë diskutuar me Kongresin amerikan të cilin e kanë njohur me faktin se marrëveshja bërthamore ka qenë e suksesshme dhe duhet ruajtur. Ai vuri në dukje se në kushtet aktuale ku Amerika ka dilema dhe dyshime, BE synon të theksojë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e mirë që duhet ruajtur. Megjithëse marrëveshja bërthamore mbështetet nga palët e tjera, Donald Trump presidenti i Amerikës atë e ka cilësuar një marrëveshje katastrofike dhe kërkon anulimin e saj. Sot qeveria amerikane do të japë qëndrimin e vend mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, si dhe do të publikojë strategjinë e re të Amerikës kundrejt Iranit.