85 persona të vrarë nga dy sulme me bomba në Somali
(last modified Sun, 15 Oct 2017 11:47:11 GMT )
Tetor 15, 2017 13:47 Europe/Tirane
  • 85 persona të vrarë nga dy sulme me bomba në Somali

Së paku 85 persona kanë mbetur të vdekur pas dy sulmeve me bomba që goditën kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Një makinë bombë shpërtheu jashtë një hoteli, ku ka shumë qarkullim e që është krah me zyrtar e qeverisë, duke shkatërruar edhe ndërtesa e duke bërë që të digjen shumë vetura. Dy orë më pas, ndodhi shpërthimi i dytë në  një distrikt të qytetit Medina. Këto dy shpërthime janë më vdekjeprurëset që prej atyre që kreu grupi terrorist Al-Shabab në vitin 2007 në këtë vend. Kryetari i Somalisë, ka bërë thirrje për dhurim gjaku pasi që shumë njerëz kanë pësuar lëndime gjatë shpërthimeve. Nuk është e qartë se kush i ka organizuar sulmet. Mogadishu ka qenë shpeshherë objektiv i rregullt sulmesh nga  grupi al-Shabab i lidhur me al-Kaedën, i cili po lufton qeverinë. Një gazetar i BBC në Somali ka raportuar në vendngjarje tha se hoteli Safari ishte shembur, me njerëz që mendonin të ishin të bllokuar nën rrënojat.

Tags