Protesta të gjera në Itali kundër papunësisë dhe emigracionit
(last modified Sun, 15 Oct 2017 13:32:02 GMT )
Tetor 15, 2017 15:32 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera në Itali kundër papunësisë dhe emigracionit

Qytetarët e Italisë kanë protestuar kundër nivelit të lartë të papunësisë dhe kundër daljes nga kontrolli të procesit të emigracionit në këtë vend.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se qytetarët italianë kanë organizuar protesta në Rom, Napoli, Torino dhe në qytetet e tjera të Italisë dhe kanë kërkuar nga qeveria e këtij vendi që ta luftojë krizën e papunësisë dhe në ligjin e buxhetit për vitin 2018, të ndajë më shumë burime për planin e sigurisë sociale. Në Itali mbi tetë milionë njerëz jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe ky është numri më i lartë në Evropë sa i përket kësaj kategorie.