Gjermania përsëri paralajmëron për qasjen e Trump kundër marrëveshjes bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë edhe një herë ka paralajmëruar për pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sigmar Gabriel, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, të hënën në prag të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE, në një prononcim për gazetarë, deklaroi: "Vendet e BE të gjitha janë të shqetësuara se vendimi i Donald Traump, presidentit të Amerikës kundër marrëveshjes bërthamore, do të kthejë rrethanat e përballjes ushtarake me Iranin. Qasja e Trump kundër marrëveshjes bërthamore mund të shtojë krizën e Koresë Veriore". Gabriel tha se në lidhje me mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, do të diskutojë me homologët e tij evropianë. Ndërkohë Rex Tillerson dhe Nikki Haley të dielën kanë deklaruar se pavarësisht paralajmërimeve të Dunald Trump për marrëveshjen e bërthamore, Amerika aktualisht do të mbetet në këtë marrëveshje.