Plagosen 12 policë nga sulmi me bombë në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61612-plagosen_12_policë_nga_sulmi_me_bombë_në_turqi
Të paktën 12 oficerë policie u plagosën nga shpërthimi me bombë në një autobus. Ngjarja ndodhi sot në qytetin Mersin në Bulevardin “Okan Merzeci”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2017 16:47 Europe/Tirane
  • Plagosen 12 policë nga sulmi me bombë në Turqi

Të paktën 12 oficerë policie u plagosën nga shpërthimi me bombë në një autobus. Ngjarja ndodhi sot në qytetin Mersin në Bulevardin “Okan Merzeci”.

Kryeprokurori i Mersinit tha se ngjarja po hetohet nëse ka apo jo lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Disa oficerë policie, ambulanca dhe zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sulme të tilla ndaj policisë së Turqisë janë bërë dhe në të kaluarën nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët cilësohen për tri dekada si kryengritës në Turqinë jugore. PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Edhe militantët ekstremistë të ISIS, kanë kryer sulme vdekjeprurëse në të kaluarën në Turqi.