Urdhri i Trump për emigracionin anulohet për të tretën herë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61617-urdhri_i_trump_për_emigracionin_anulohet_për_të_tretën_herë
Një prej gjykatësve federalë në Amerikë ka anuluar urdhrin e tretë të Trump për ndalimin e futjes së shtetasve iranianë dhe të 6 vendeve të tjera në Amerikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2017 05:33 Europe/Tirane
  • Urdhri i Trump për emigracionin anulohet për të tretën herë

Një prej gjykatësve federalë në Amerikë ka anuluar urdhrin e tretë të Trump për ndalimin e futjes së shtetasve iranianë dhe të 6 vendeve të tjera në Amerikë.

Gjykatësi federal i Havait ka anuluar urdhrin e lëshuar nga presidenti Donald Trump për ndalimin e futjes së shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Siria, Koreja e Veriut, Jemenit, Venezuela dhe Çadi në Amerikë. Darrik Vatson, gjykatës federal në Amerikë ka nxjerrë verdiktin për pezullimin e përkohshëm të vendimit të presidentit amerikan për mosdhënien e vizave për shtetasit e këtyre vendeve dhe ka theksuar se ky urdhër bie ndesh me ligjet federale në Amerikë. Kjo është hera e tretë që urdhri i Donald Trump pezullohet me vendim të gjykatës federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.