75% e popullit amerikan mbështet marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61651-75_e_popullit_amerikan_mbështet_marrëveshjen_bërthamore
Rezultatet e sondazhit të kryer nga instituti për studimet në Lindjen e Mesme “Ipsos”, tregojnë se 75% e popullit amerikan mbështet marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. 75% e të anketuarve gjithashtu janë shprehur kundër veprimtarisë së presidentit Donald Trump kundrejt myslimanëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2017 05:41 Europe/Tirane
  • 75% e popullit amerikan mbështet marrëveshjen bërthamore

Rezultatet e sondazhit të kryer nga instituti për studimet në Lindjen e Mesme “Ipsos”, tregojnë se 75% e popullit amerikan mbështet marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. 75% e të anketuarve gjithashtu janë shprehur kundër veprimtarisë së presidentit Donald Trump kundrejt myslimanëve.

Donald Trump ditën e premte pa i kushtuar aspak rëndësi raporteve të ANEA ku konfirmohet zbatimi i zotimeve dhe angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka thënë se Irani nuk ka zbatuar programin e përbashkët të veprimit të kësaj marrëveshjeje. Me të tilla qëndrime ai i ka dhënë 60 ditë afat kohë Kongresit që të marrë vendim për rikthimin ose jo të sanksioneve kundër Iranit dhe ka kërcënuar se nëse Kongresi nuk merr vendim për rikthimin e sanksioneve, ai në formë të njëanshme do ta tërheqë Amerikën nga kjo marrëveshje.