KS i OKB kërkon nga Bagdadi dhe Arbili të fillojnë negociatat
(last modified Thu, 19 Oct 2017 14:03:50 GMT )
Tetor 19, 2017 16:03 Europe/Tirane
  • KS i OKB kërkon nga Bagdadi dhe Arbili të fillojnë negociatat

KS i OKB me anë të një deklarate të miratuar me unanim votash, ka kërkuar nga Bagdadi dhe Arbili që ta ruajnë qetësinë dhe të fillojnë negociatat për zgjidhjen e problemeve mes të dy palëve.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se KS i OKB gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në zhvillimet e Irakut që të shmangën nga marrja e çfarëdo lloj qëndrimeve kërcënuese dhe nga përdorimi i forcave ushtarake dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të luftuar kundër grupit terrorist ISIS. KS i OKB i cili muajin e kaluar kishte kërkuar anulimin e referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit, përsëri ka theksuar në ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut dhe nga Bagdadi dhe Arbili kërkoi të fillojnë bisedimet konstruktive për reduktimin e tensioneve dhe për ta qetësuar situatën.

Tags