CNN: 2/3 e amerikanëve kundër daljes nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61715-cnn_2_3_e_amerikanëve_kundër_daljes_nga_marrëveshja_bërthamore
Në bazë të një sondazhi të kryer nga kanali televiziv CNN, më shumë se 67% e të anketuarve janë shprehur kundër daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2017 05:37 Europe/Tirane
  • CNN: 2/3 e amerikanëve kundër daljes nga marrëveshja bërthamore

Në bazë të një sondazhi të kryer nga kanali televiziv CNN, më shumë se 67% e të anketuarve janë shprehur kundër daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

Sondazhi është mbajtur vetëm një javë pas deklaratës së Donald Trump kundër Iranit. Rezultatet e sondazhit në fjalë tregojnë se qëndrimi i Trump është në kundërshtim të plotë me mendimin e shumicës së popullit amerikan. Rezultatet e sondazhit të kryer nga kanali televiziv CNN, tregojnë se 67% e popullit amerikan mbështet marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. 2/3 e të anketuarve gjithashtu janë shprehur kundër veprimtarisë së presidentit Donald Trump kundrejt myslimanëve. Donald Trump ditën e premte pa i kushtuar aspak rëndësi raporteve të ANEA ku konfirmohet zbatimi i zotimeve dhe angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka thënë se Irani nuk ka zbatuar programin e përbashkët të veprimit të kësaj marrëveshjeje. Me të tilla qëndrime ai i ka dhënë 60 ditë afat kohë Kongresit që të marrë vendim për rikthimin ose jo të sanksioneve kundër Iranit dhe ka kërcënuar se nëse Kongresi nuk merr vendim për rikthimin e sanksioneve, ai në formë të njëanshme do ta tërheqë Amerikën nga kjo marrëveshje.