Shkaku i Katalunjës tensionohen marrëdhëniet Belgjikë-Spanjë
(last modified Sat, 21 Oct 2017 17:58:09 GMT )
Tetor 21, 2017 19:58 Europe/Tirane
  • Shkaku i Katalunjës tensionohen marrëdhëniet Belgjikë-Spanjë

Funksionarët spanjollë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit të Belgjikës në lidhje me rajonin e Katalunjës.

Zyra e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy protestoi pranë ambasadorit belg në Spanjë, duke theksuar se Madridi ishte i befasuar nga  qëndrimi i kryeministrit belg Charles Michel në lidhje me rajonin katalanas, duke thënë se vazhdimi i këtij procesi mund të ketë ndikim negativ marrëdhëniet midis dy vendeve. Kryeministri belg ishte i vetmi që nuk u rendit mes liderëve të tjerë evropianë në mbështetjen e fuqishme të qeverisë spanjolle kundër Katalunjës dhe madje kritikoi publikisht përplasjen e qeverisë spanjolle me popullin katalanas në referendumin e 1 tetorit. Sot, Spanja vendosi kontroll mbi Katalunjën, duke aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës, dhe duke shpërndarë parlamentin e rajonit. “Qeveria u detyrua të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës, dhe pse nuk ishte dëshira jonë”, tha Mariano Rajoy në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar mbi Katalunjën. Duke folur për referendumin, Rajoy tha se bëhet fjalë për një “proces totalisht të njëanshëm dhe kundër ligjit”.

 

Tags