Parlamenti i Evropës kundërshton pavarësinë e Katalonjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61774-parlamenti_i_evropës_kundërshton_pavarësinë_e_katalonjës
Kreu i parlamentit të Evropës, pasi kundërshtoi pavarësinë e Katalonjë deklaroi se ky veprim është në dëm të banorëve të Katalonjës, Spanjës dhe Evropës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 23, 2017 09:06 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Evropës kundërshton pavarësinë e Katalonjës

Kreu i parlamentit të Evropës, pasi kundërshtoi pavarësinë e Katalonjë deklaroi se ky veprim është në dëm të banorëve të Katalonjës, Spanjës dhe Evropës.

Antonio Tajani, kreu i parlamentit Evropian ka thënë se Evropa fton kreun e rajonit të Katalonjës të futet në bisedime me autoritetet e Spanjës për zgjidhjen e problemit. Presidenti katalanas, Carles Puigdemont thotë se rajoni nuk do ta pranojë planin e Madridit për qeverisje direkte, duke e quajtur atë sulmin më të rëndë ndaj institucioneve në Katalonjë që nga diktatura e gjeneralit Franco, nën të cilën autonomia rajonale u hoq. Planet e kryeministrit Rajoy përfshijnë shkarkimin e udhëheqësve të Katalonjës dhe kufizime mbi Parlamentin e saj. Por Puigdemont thotë se qeveria spanjolle po vepron në kundërshtim me vullnetin demokratik të katalanasve, pasi refuzoi ofertat për dialog. Rajoy aktivizoi nenin 155 të Kushtetutës, që lejon vendosjen e sundimit të drejtpërdrejtë në rast krize mbi çdo rajon autonom të vendit. Ai nuk shkriu Parlamentin, por foli për zgjedhje të reja. Përdorimi i nenit 155 të Kushtetutës ka ndezur kritika në Katalunjë, ku shumëkush mendon se kjo ka çuar në pezullimin e fuqive vetëqeverisëse të rajonit. Kryetarja e Parlamentit katalanas, Carme Forcadell i quajti masat një “grusht shteti de facto”. “Është një grusht shteti brenda një vendi anëtar të BE-së”, tha ajo, duke shtuar se Rajoy po kërkonte të rrëzonte një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Zv.presidenti katalanas, Oriol Junqueras tha në anën tjetër se Rajoy dhe aleatët e tij nuk kishin pezulluar thjesht autonominë, por kishin pezulluar demokracinë. Kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau nënvizoi se ky ishte një sulm serioz ndaj të drejtave dhe lirive, jo vetëm në Katalonjë, por edhe më gjerë. Iñigo Urkullu, president i qeverisë në rajonin gjysmë autonom bask tha se, përdorimi i nenit 155 ishte ekstrem dhe joproporcional.