Përfundon peng marrja në Angli
(last modified Mon, 23 Oct 2017 07:06:57 GMT )
Tetor 23, 2017 09:06 Europe/Tirane
  • Përfundon peng marrja në Angli

Pas disa orë përpjekjesh të policisë, ka përfunduar peng marrja e armatosur në Angli.

Pas 4 orësh terror, policia e Warwickshire në Angli ka mundur të arrestojë një person, i cili dyshohet se mbante disa pengje. Shërbimi i Ambulancës tha se i dyshuari u trajtua në vendngjarje, ndërsa dy burra të tjerë shpëtuan pa u dëmtuar. Ngjarja ndodhi në një rrugicë në Warwickshire të Anglisë. Policia lokale sqaroi se ky incident përfundoi pa lëndime. Gazeta Metro duke cituar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thotë se personi që mori pengjet mbante në dorë një armë. Ndërkohë peng marrja nuk konsiderohet si një sulm terrorist. Britania kohët e fundit ka përjetuar disa skena të akteve terroriste dhe kjo i ka detyruar autoritetet e Londrës që të ngrenë nivelin e gatishmërisë për ruajtjen e sigurisë në vend. Aktet terroriste në Angli janë shtuar shumë pas kthimit të anëtarëve evropianë të ISIS në vendet e tyre kryesisht në Angli.

Tags