Të pastrehët protestojnë në Itali
Me qindra persona të pastrehë së bashku me dhjetëra shtetas të huaj gjithashtu të pastrehë janë mbledhur në një tubim protestues në Romë, kryeqytetin e Italisë, duke kërkuar të drejtën për banim dhe sigurim social.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se me qindra persona në Itali kanë protestuar kundër kushteve të vështira dhe kanë kërkuar nga Këshilli i Qytetit të Romës që të shqyrtojë problemet e tyre. Sipas ekspertëve, shtimi i personave të pastrehë në Itali, është një prej pasojave të krizës ekonomike gjatë viteve të fundit në këtë vend. Italia konsiderohet një prej shtyllave kryesore të zonës së euros dhe llogaritet vendi i tretë industrial në Bashkimin Evropian, mirëpo gjithashtu është vendi me borxhet më të mëdha në Evropë dhe po përballet me krizë të madhe ekonomike.