Dy politikanë gjerman kritikojnë qëndrimet anti-iraniane të Rex Tillerson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61831-dy_politikanë_gjerman_kritikojnë_qëndrimet_anti_iraniane_të_rex_tillerson
Dy anëtarë të lartë të partive politike të Gjermanisë kanë kritikuar deklaratat e fundit të sekretarit amerikan të shtetit në fushën e marrëdhënieve tregtare të Evropës me Iranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2017 16:14 Europe/Tirane
  • Dy politikanë gjerman kritikojnë qëndrimet anti-iraniane të Rex Tillerson

Dy anëtarë të lartë të partive politike të Gjermanisë kanë kritikuar deklaratat e fundit të sekretarit amerikan të shtetit në fushën e marrëdhënieve tregtare të Evropës me Iranin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Norbert Rutgan, politikan gjerman dhe kryetari i komisionit për politik të jashtme të partisë demokristiane në Parlamentin e Gjermanisë, ka kritikuar ashpër qëndrimet e Rex Tillerson, shefit të DASH i cili ka paralajmëruar për marrëdhëniet tregtare me Iranin. Ai në lidhje me këtë ka thënë se Amerika dëshiron të shtojë presionin ekonomik në mënyrë që evropianët të ndjekin politikat për izolimin e Iranit dhe ky veprim është në kundërshtim me bashkëpunimin e drejtë ekonomik në Lindjen e Mesme. Ky politikan gjerman qasjen e Uashingtonit e quajti të njëanshme dhe të gabuar dhe tha: "Përpjekja e Amerikës për t'i bindur vendet e tjera kundër Iranit, shkakton destabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtar dhe në situatën e Lindjes së Mesme". Umid Nuripur një tjetër politikan gjerman me orgjinë iraniane i cili është pjesë e komisionit për politikë të jashtme nga partia e të gjelbërve, gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratave të Tillerson dhe ka thënë: "Në kohën kur presidenti i Amerikës pretendon se nuk është kundër marrëdhënieve tregtare të Gjermanisë me Iranin, Rex Tillerson paralajmëron në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që kjo qasje nuk ka kurrfarë baze në politikën e Evropës me Lindjen e Mesme".