Rusia përsëri thekson mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore
Sergei Kislyak, zv/kryetari i komisionit për çështje ndërkombëtare në Këshillin Federatës së Rusisë, ka theksuar mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore si një marrëveshje ndërkombëtare.
Sipas gazetës "Parlamentskia", organ informativ i Parlamentit të Rusisë, Sergei Kislyak i cili më parë ishte edhe ambasador i Rusisë në Amerikës, të mërkurën deklaroi: "Duhet parandalohen veprimet e Amerikës në lidhje me marrëveshjen bërthamore të cilat mund të rezultojnë me prishjen e kësaj marrëveshje". Anëtarët e Këshillit të Federatës së Rusisë gjithashtu kanë kërkuar nga deputetët e parlamenteve të Gjermanisë, Francës, Kinës, Britanisë së Madhe dhe nga deputetët e Parlamentit Evropianë që të shfrytëzojnë të gjithë ndikimin tek qeveritë e vendeve të tyre për ta ruajtur këtë marrëveshje bërthamore mes Iranit dhe Grupit 6+1. Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, gjithashtu ka deklaruar se qëndrimi i Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore i ndërlikon edhe më shumë çështjet e sigurisë.