Trumpit i hedhin flamurin rus në selinë e Kongresit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61864-trumpit_i_hedhin_flamurin_rus_në_selinë_e_kongresit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara u përball me flamurin rus kur ishte në ndërtesën e Kongresit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2017 15:36 Europe/Tirane
  • Trumpit i hedhin flamurin rus në selinë e Kongresit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara u përball me flamurin rus kur ishte në ndërtesën e Kongresit.

Siç njofton Euronews, presidenti amerikan , Donald Trump, u takua me një grup senatorësh republikanë për të arritur një konsensus mbi shkurtimet e taksave, por në një nga korridoret e selisë së Kongresit, u përball me protestë e një personi i quajtur Brajan Klejton, i cili i hodhi presidentit amerikan disa flamuj të Rusisë dhe e quajti atë “tradhtar”. Gjatë arrestimit nga forcat e sigurisë, Brajan Klejton iu drejtua presidentit Trump duke i thënë: “Si do t’i reduktosh taksat kur ti duhet të përgjigjesh për tradhtinë që ke bërë?” Megjithëse prej disa javësh Trump ka krijuar debate të reja duke lënë disi në hije çështjen e Rusisë, zor se kjo e fundit do të harrohet kaq shpejt.