Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve në Indonezi, 27 të vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61881-shpërthen_fabrika_e_fishekzjarrëve_në_indonezi_27_të_vdekur
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një fabrike fishekzjarrësh në perëndim të kryeqytetit indonezian, Jakarta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2017 12:06 Europe/Tirane
  •  Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve në Indonezi, 27 të vdekur

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një fabrike fishekzjarrësh në perëndim të kryeqytetit indonezian, Jakarta.

Të plagosurit  janë dërguar në spital me djegie dhe plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes dhe mendohet se shkak i shpërthimit është një shkëndijë elektrike. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë trupat e viktimave në ndërtesë dhe numri i të vdekurve pritet të rritet. Policia deklaroi se është e paqartë se sa njerëz po punon në momentin e shpërthimit në fabrikë në qytetin e Tangerang.