Disa kongresmenë amerikan kërkojnë ndërprerjen e armatimit të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61885-disa_kongresmenë_amerikan_kërkojnë_ndërprerjen_e_armatimit_të_arabisë_saudite
Tre ligjvënës në Kongresin Amerikan: Ro Khanna (demokrat), Walter Jones (republikan) dhe Mark Pocan (demokrat), shkruan një artikull që u botua të martën në gazetën "New York Times", me titull Stop luftës në Jemen, pasi ajo tashmë përbën një katastrofë humanitare, më e keqja në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2017 12:24 Europe/Tirane
  • Disa kongresmenë amerikan kërkojnë ndërprerjen e armatimit të Arabisë Saudite

Tre ligjvënës në Kongresin Amerikan: Ro Khanna (demokrat), Walter Jones (republikan) dhe Mark Pocan (demokrat), shkruan një artikull që u botua të martën në gazetën "New York Times", me titull Stop luftës në Jemen, pasi ajo tashmë përbën një katastrofë humanitare, më e keqja në botë.

Rëndësia e këtij artikulli qëndron në faktin se dy prej autorëve të tij (Khanna dhe Jones) janë anëtarë të Komisionit të Shërbimeve Ushtarake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe posedojnë pozicione të spikatura në partitë e tyre respektive, ndërsa i treti (Pocan), është bashkëkryetar në një komision të Partisë Demokratike për përzgjedhjen e anëtarëve. Artikulli kritikon ashpër administratën amerikane për pjesëmarrjen e saj në luftë në anën e koalicionit arab në Jemen, si dhe për shitjen e armëve, pajisjeve dhe municioneve Arabisë Saudite për të vazhduar bombardimet e saj ajrore që shkaktojnë vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe urinë e miliona bijve të popullit jemenas, duke e konsideruar këtë pjesëmarrje amerikane të paligjshme dhe në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës Amerikane.