Shpërndahet Parlamenti i Katalunjës
(last modified Thu, 26 Oct 2017 17:08:03 GMT )
Tetor 26, 2017 19:08 Europe/Tirane
  • Shpërndahet Parlamenti i Katalunjës

 Parlamenti i rajonit të Katalunjë në Spanjën veriore, u shpërbë dhe është vendosur që në mes të dhjetorit të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Sipas mediave spanjolle, Carles Puigdemont, kreu i rajonit katalan, shpërndau parlamentin dhe caktoi 20 dhjetorin si dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu, Parlamenti i Katalunjës nuk do të jetë në gjendje të emërojë presidentin e ri të shtetit dhe legjislatura nuk mund të kalojë ligje që bien në kundërshtim me rregullat themelore të Spanjë duke përfshirë kushtetutën. Ndërkohë, Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala ka paralajmëruar se shpallja e pavarësisë së Katalonjës do të ketë pasoja penale. Prokuroria e Përgjithshme e shtetit spanjoll po përgatit inkriminimin e presidentit katalanas Carles Puigdemont nën akuzën e “rebelimit”, një krim ky që parashikon dënime deri në 30 vjet burg. “Një shpallje e pavarësisë nga presidenti Puigdemont ose parlamenti katalanas nuk do të ketë asnjë vlerë juridike”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë. Catala ka theksuar se, shpallja do të ishte një akt që bie në kundërshtim me ligjin spanjoll dhe në bazë me normativat katalanase, të pezulluara nga Gjykata Kushtetuese e Madridit. Nga ana e saj, qeveria katalanase ka akuzuar atë spanjolle se ka tejkaluar tërësisht kufijtë e nenit 155 të Kushtetutës, duke aplikuar masa që synojnë t’i imponohen Katalunjës.

 

Tags