FBI dërgon dosjen polemike Trump-Rusi në Kongres
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61911-fbi_dërgon_dosjen_polemike_trump_rusi_në_kongres
Drejtoria e Hetimeve të Policisë Federale të Amerikës dokumentet përkatëse me dosjen polemike “për lidhje të mundshme të presidentit të Amerikës me autoritetet e Rusisë”, i ka dërguar në Kongresin e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2017 08:39 Europe/Tirane
  • FBI dërgon dosjen polemike Trump-Rusi në Kongres

Drejtoria e Hetimeve të Policisë Federale të Amerikës dokumentet përkatëse me dosjen polemike “për lidhje të mundshme të presidentit të Amerikës me autoritetet e Rusisë”, i ka dërguar në Kongresin e këtij vendi.

Pol Rayan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, të enjten deklaroi se FBI kishte premtuar që t’i paraqesë në Kongres dokumentet përkatëse me dosjen polemike për lidhje të Donald Trump me autoritetet e Moskës. David Nons, kryetari i komitetit për inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, në muajin gusht ka lëshuar dy dekrete për raportim nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë së këtij vendi në lidhje me dokumentet përkatëse me lidhjen e fushatës elektorale të Donald Trump me Rusinë. Ai të premten (sot) e ka caktuar afatin e fundit për paraqitjen e këtyre dokumenteve. Në fillim të kësaj jave, gazeta “Washington Post” ka raportuar se shtabi  i fushatës elektorale të Hillary Clinton, kandidates së demokratëve për presidencialet e vitit 2016 të Amerikës dhe komiteti kombëtar i Partisë Demokrate, kanë mbështetur financiarisht hetimet të cilat në fund rezultuan me formimin e dosjes në bazë të të cilës akuzohet Donald Trump për lidhje me funksionarët e Kremlinit për të fituar në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.