Rajone në pritje të pavarësisë në Evropë
(last modified Sun, 29 Oct 2017 06:55:35 GMT )
Tetor 29, 2017 07:55 Europe/Tirane
  • Rajone në pritje të pavarësisë në Evropë

Sipas një artikulli të agjencisë CNN në gjuhën spanjolle, padyshim që Katalonja nuk është rajoni i parë dhe i fundit në Evropë që përpiqet për shpalljen e pavarësisë. Mirëpo cilat janë ato rajone evropiane të cilat synojnë shpalljen e pavarësisë. A mund të luajë efektin domino rajoni i katalonjës për rajonet e tjera që duan të shpallin pavarësinë e tyre?

Më shumë se 95% e banorëve në Lombardia dhe Veneto të Italisë, janë shprehur pro autonomisë së këtyre rajoneve. Mirëpo sipas ish kryeministrit italian Matteo Renzi referendumi në Lombardi dhe Veneto dhe rruga e Katalonjës drejt pavarësisë nuk janë të krahasueshme. Ish-kryeministri italian, në një intervistë për të përditshmen franceze ”Le Monde”, deklaroi se Lombardia dhe Veneto që janë shtylla të rritjes sonë ekonomike, ndihen të lodhura për faktin që u kërkohet vetëm të paguajnë. “Lombardia dhe Veneto kërkojnë një organizim fiskal të ndryshëm, më pak burokraci dhe këtyre problemeve duhet t’u jepet përgjigje. Edhe Katalonja duhej të paguante më pak sesa rajonet e tjera të Spanjës, edhe pse pavarësia e saj është i udhëhequr nga një identitet i fortë kulturor dhe gjuhësor”, theksoi ish-kryeministri italian. Situata aktuale erdhi edhe për shkak të mungesës të politikës, pasi duhej një qeveri spanjolle që të ishte në gjendje të dialogonte si edhe një qeveri katalanase në gjendje për të respektuar ligjet. Lideri i shkarkuar katalan Carles Puigdemont ka bërë thirrje për “opozitë demokratike” ndaj sundimit direkt të vendosur nga qeveria e Madridit. Puigdemont dënoi pezullimin e autonomisë së Katalunjës dhe premtoi të vijonte punën për të ndërtuar një vend të lirë, në një adresim televiziv të bërë nga një vendndodhje sekrete.Qeveria spanjolle i ka hequr autonominë Katalunjës dhe ka marrë në kontroll qeverinë e saj. Këto masa vijnë pasi parlamenti katalan votoi për të deklaruar pavarësinë ditën e premte. Një bulletin zyrtar shtetëror i kalon kontrollin e Katalunjës zv/kryeministres spanjolle Soraya Saenz de Santamaria.Më herët, qeveria spanjolle i hoqi fuqitë zyrtarëve të lartë të policisë rajonale, ndërkohë që kryeministri Mariano Rajoy lajmëroi shpërbërjen e parlamentit katalan, shkarkimin e liderit rajonal dhe zgjedhjet e parakohshme lokale. Demonstrata pro dhe kundër pavarësisë u organizuan në mbarë vendin gjatë gjithë natës. Të premten, parlamenti katalan deklaroi pavarësinë e rajonit përmes një mocioni të mbështetur nga 70 deputetë në parlamentin me 135 ndenjëse. Pas vendimit, Senati spanjoll aprovoi masat e kërkuara nga kryeministri Rajoy për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalunjën. Rajoy deklaroi se lideri katalan Carles Puigdemont dhe kabineti i tij do të shkarkoheshin, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë përcaktuar të mbahen në 21 dhjetor. Prokurorët spanjollë madje pritet të ngrenë akuza për rebelim ndaj liderit katalan Puigdemont. Separatistët thonë se tani katalonja nuk është më nën juridisksionin spanjoll. Por, gjykata kushtetuese spanjolle ka gjasa ta shpallë pavarësinë të paligjshme, ndërsa BE, SHBA, Britania e madhe, Gjermania dhe Francë, kanë shprehur mbështetje për unitetin e Spanjës. Ndërkohë, prokurorët spanjollë thonë se do të ngrenë akuza për rebelim kundër Puigdemont, javën e ardhshme. Në Madrid, njerëzit kanë filluar të valëvisin flamuj kombëtarë spanjollë nga dritaret dhe ballkonet e tyre, për të treguar mbështetjen për mbajtjen e vendit të bashkuar. Sidoqoftë, ka edhe disa njerëz që tregojnë simpati për kauzën katalane, kryesisht për shkak të qëndrimit të policisë gjatë referendumit. Por, akoma më të zëshme janë thirrjet për të përndjekur ata që po shtyjnë për pavarësi, një lëvizje, për të cilën shumë spanjollë, ashtu si edhe qeveria e tyre, janë të bindur se është e paligjshme.

Tags