Rebelët katalanas para gjykatës
(last modified Thu, 02 Nov 2017 15:58:29 GMT )
Nëntor 02, 2017 16:58 Europe/Tirane
  • Rebelët katalanas para gjykatës

Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont nuk u paraqit në Gjykatën e lartë të Spanjës, ndërsa 9 pjesëtarë të kabinetit të tij mbërritën në sallën e gjyqit ku kërkuan me shumë kohë në dispozicion për të përgatitur mbrojtjen e tyre. Seanca e radhës u caktua të mbahet të enjten e ardhshme, në 9 nëntor.

Prokuroria u shfaq e palëkundur në kërkesën e saj për arrestimin e 8 prej anëtarëve të qeverisë katalanase të akuzuar për rebelim, që bart dënimin maksimal të 30 viteve heqje lirie. Puigdemont, ashtu siç kishte paralajmëruar avokati i tij Paul Bekaert, ka qëndruar në Belgjikë nga ku deklaroi se ai i Madridit nuk është gjë tjetër veçse një gjyq politik dhe se së bashku me katër ish-ministrat që e shoqëruan në Bruksel formojnë “ekzekutivin e ligjshëm” në mërgim. Bekaert shprehet se Puigdemont do të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle e ato belge pavarësisht mosparaqitjes në gjykatë. “Klima në Spanjë nuk është e mirë dhe klientit tim iu desh të largohej disi. Rasti do të shqyrtohet në Gjykata belge ku ai mund ta mbrojë vetën kundër ekstradimit. Ligji ka 9 përjashtime lidhur me fletë-arrestin europian, mbi të cilat gjykatat mund ta refuzojnë kërkesën për ekstradim”, u shpreh Paul Bekaert, avokat i Carles Puigdemont. Ndërsa ndodhet në Bruksel, Prokurori i Shtetit të Spanjës ka kërkuar një urdhër-arresti evropian udhëheqësin e përmbysur katalan Carles Puigdemont dhe katër të tjerë mbi rolin e tyre në një referendum të diskutueshëm të pavarësisë. Ndaj tyre, janë ngritur disa akuza si ajo për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike, ndërsa nuk arritën të paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës.

 

Tags