Williamson, ministri i ri i Mbrojtjes i Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62095-williamson_ministri_i_ri_i_mbrojtjes_i_britanisë
Kryeministrja britanike, Theresa May, emëroi Gavin Williamsonin në postin e ministrit të Mbrojtjes, pasi paraardhësi i tij, Michael Fallon, u detyrua të japë dorëheqje për shkak të një skandali seksual.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2017 14:58 Europe/Tirane
  • Williamson, ministri i ri i Mbrojtjes i Britanisë

Kryeministrja britanike, Theresa May, emëroi Gavin Williamsonin në postin e ministrit të Mbrojtjes, pasi paraardhësi i tij, Michael Fallon, u detyrua të japë dorëheqje për shkak të një skandali seksual.

Fallon dha dorëheqje, duke thënë se sjellja e tij mund të mos i ketë përmbushur standardet që priten nga ushtria britanike. Ai  tha se "ajo që mund ketë qenë e pranueshme 15 apo 10 vjet më parë, nuk është më". Fallon është politikani i parë që është larguar pas zbulimeve të fundit për abuzim të rëndë seksual në Parlamentin britanik. "Një numër akuzash për deputetët kanë dalë në pah ditëve të fundit, përfshirë disa edhe për sjelljen time", tha Fallon në letrën e dorëheqjes. Këtë javë, ai ka kërkuar falje pasi, në vitin 2002, i ka vënë dorën në gju një gazetareje.