Me mijëra njerëz protestojnë në Bilbao të Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62167-me_mijëra_njerëz_protestojnë_në_bilbao_të_spanjës
Me mijëra persona kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar në qytetin Bilbao në veri të këtij vendi dhe kanë protestuar kundër sundimit të drejtpërdrejtë të qeverisë qendrore mbi rajonin e Katalonisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2017 08:52 Europe/Tirane
  • Me mijëra njerëz protestojnë në Bilbao të Spanjës

Me mijëra persona kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar në qytetin Bilbao në veri të këtij vendi dhe kanë protestuar kundër sundimit të drejtpërdrejtë të qeverisë qendrore mbi rajonin e Katalonisë.

Kanali televiziv APTN njoftoi se 44 mijë qytetarë të Spanjës kanë marrë pjesë në këtë protestë e cila u zhvillua të shtunën (dje) dhe ishte organizuar nga koalicioni separatist EH Bildu dhe unioni i sindikatave nacionaliste baske. Rajoni Bask i Spanjës gjithashtu ka lëvizjen e saj separatiste. Partia Kombëtare Nacionaliste Baske e cila sundon në këtë rajon, në mënyrë zyrtare nuk ka marrë pjesë në këtë protestë. Bilbao është qyteti më i madh i rajonit Bask të Spanjës. Kjo protestë është organizuar në kohën kur Carles Puigdemont, kryetari i shkarkuar i rajonit të Kalunias, akoma po përballet me urdhrin për arrestim i cili është lëshuar nga qeveria e Spanjës. Carles Puigdemon së bashku me disa anëtar të rajonit separatist Katalunia janë arratisur në veri të Brukselit pasi autoritetet e Spanjës javën e kaluar kanë shkarkuar nga detyra funksionarët e lartë të rajonit Katalonia.