Pas urdhër arrestit, Puigdemont dorëzohet në policinë belge
(last modified Sun, 05 Nov 2017 16:20:14 GMT )
Nëntor 05, 2017 17:20 Europe/Tirane
  • Pas urdhër arrestit, Puigdemont dorëzohet në policinë belge

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ish pjesëtarë të kabinetit të tij u dorëzuan në policinë belge.

Lajmin e bëri të ditur një prokuror belg, i cili shtoi se gjykatësi që po shqyrton çështjen do të vendosë deri të hënën nëse do të ekzekutojë urdhër arrestin europian të lëshuar nga një gjykatë spanjolle të premten. Puigdemont u arratis në Belgjikë pasi Madridi mori kontrollin e rajonit separatist pas referendumit për pavarësinë. Ai ishte shprehur se nuk do të kthehej në Spanjë nëse nuk do të kishte garanci për një gjykim të drejtë. Puigdemont dhe 4 bashkëpunëtorët akuzohen për rebelim, keqpërdorim të fondeve publike, mosbindje dhe shkelje të besimit. Një gjyqtar spanjoll ka shpallur fletë arrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe katër pjesëtarë të qeverisë së tij të shkarkuar. Nëntë anëtarë të tjerë të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës janë paraqitur në një gjykatë në Madrid për tu marrë në pyetje. Tetë prej tyre janë dërguar në paraburgim, ndërsa për njërin ende pritet vendimi për mundësinë e pagesës së shumës prej 50 mijë eurove për të mos u paraburgosur.

 

Tags