KS i OKB kërkon ndërprerjen e dhunës në Mianmar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62227-ks_i_okb_kërkon_ndërprerjen_e_dhunës_në_mianmar
Këshilli i Sigurimit të OKB zhvilloi një mbledhje jozyrtare për të diskutuar krizën e myslimanëve Rohingya në Mianmar, ku kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të dhunës ndaj myslimanëve në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 07, 2017 08:08 Europe/Tirane
  • KS i OKB kërkon ndërprerjen e dhunës në Mianmar

Këshilli i Sigurimit të OKB zhvilloi një mbledhje jozyrtare për të diskutuar krizën e myslimanëve Rohingya në Mianmar, ku kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të dhunës ndaj myslimanëve në këtë vend.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se KS i OKB dje zhvilloi një mbledhje jozyrtare për të diskutuar rreth krizës në Mianmar ku shqyrtoi edhe raportin e Kofi Anan, ish-sekretari i OKB, në lidhje me problemet dhe vuajtjet e myslimanëve Rohingya. Jefry Feltan, funksionar i lartë i OKB për çështje politike, gjithashtu udhëtoi në Mianmar për një vizitë 4 ditore për të biseduar me autoritetet e këtij vendi në lidhje me krizën e myslimanëve Rohingya. Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, gjithashtu ka kërkuar t'u jepet fund operacioneve ushtarake, të krijohet qasje e organizatave humanitare në fshatrat e provincës Rakhin në perëndim të Mianmarit dhe të merren mesat e duhura për kthimin e sigurt të myslimanëve Rohingya në shtëpitë e tyre.