Jëlldërëm kërkon nga Amerika ekstradimin e menjëhershëm të Gylen
(last modified Tue, 07 Nov 2017 14:12:14 GMT )
Nëntor 07, 2017 15:12 Europe/Tirane
  • Jëlldërëm kërkon nga Amerika ekstradimin e menjëhershëm të Gylen

Kryeministri i Turqisë duke mirëpritur lëshimin e kufizuar të vizave mes Amerikës dhe Turqisë, kërkoi ekstradimin e menjëhershëm të Fethulla Gylen.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, të martën edhe njëherë ka kërkuar nga SHBA-të që sa më shpejtë të marrin masat e nevojshme për ekstradimin e Fethullah Gylen, predikuesit të njohur turk. Jëlldërëm sot (të martën) për herë të parë pas marrjes së postit të kryeministrit, do të shkojë për vizitë në Amerikë. Qeveria e Erdoganit pas grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit të kaluar, ka deklaruar se Fethullah Gylen ishte projektuesi kryesor i grusht shtetit në Turqi i cili aktualisht po jeton në Pensilvani të Amerikës, disa herë ka kërkuar ekstradimin e Fethullah Gylen në Turqi.