Susan Rice: Dalja e Amerikës  nga marrëveshja bërthamore, budallallëk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62259-susan_rice_dalja_e_amerikës_nga_marrëveshja_bërthamore_budallallëk
Ish ambasadorja e Amerikës në OKB, i ka cilësuar marrëzi përpjekjet e presidentit Donald Trump për largimin dhe tërheqjen e Amerikës  nga marrëveshja bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2017 06:07 Europe/Tirane
  • Susan Rice: Dalja e Amerikës  nga marrëveshja bërthamore, budallallëk

Ish ambasadorja e Amerikës në OKB, i ka cilësuar marrëzi përpjekjet e presidentit Donald Trump për largimin dhe tërheqjen e Amerikës  nga marrëveshja bërthamore.

Susan Rive ka vënë në dukje se tërheqja e Amerikës  nga kjo marrëveshje, do të izolojë akoma më shumë Uashingtonin dhe do të dëmtojë pozitën e Amerikës  në OKB. Më herët shumë zyrtarë të tjerë amerikanë si James Mattis sekretari i mbrojtjes dhe Richard Haass kreu i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës , kanë kritikuar qëndrimet e presidentit amerikan kundrejt marrëveshjes bërthamore. Më 13 tetor, presidenti amerikan Donald Trump, pa i kushtuar rëndësi 8 raporteve të ANEA ku konfirmohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ai nuk konfirmoi këtë fakt dhe i ka dhënë kongresit 60 ditë afat për të marrë vendim mbi vendosjen ose jo të sanksioneve kundër Iranit.