Macron: Me programin raketor të Iranit duhet vepruar me vendosmëri
Presidenti i Francës ditën e mërkurë në EBA tha se përballja me aktivitetet rajonale dhe programin raketor të Iranit duhet të jetë serioze.
Franca dhe Amerika pretendojnë se testimet raketore të Iranit janë shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB, mirëpo Nabila Massrali zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE kohët e fundit ka theksuar se testimet raketore të Iranit nuk përbëjnë shkelje të marrëveshjes bërthamore. Emanuel Macron president i Francës tha se në kohën kur marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite janë tensionuar për shkak të sulmit me raketa të Jemenit kundër Riadit, nuk duhet hapur një tjetër front me Iranin. Forcat e ushtrisë së Jemenit dhe ato popullore në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, kanë lëshuar një raketë në drejtim të aeroportit ndërkombëtar Mbreti Khaled në Riad. Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite ka pretenduar se Irani është implikuar në pajisjen e lëvizjes Ansarullah me raketa. Më herët kolonel Muhamed’ali Xhaafari komandanti i përgjithshëm i forcave të gardës revolucionare Sepah të Iranit ka thënë se pretendimet se Irani ka dërguar armatime dhe raketa për Jemenin, janë pretendime të pabaza.