Në qytete të ndryshme të Evropës organizohet ceremonia e Arbainit
(last modified Fri, 10 Nov 2017 07:22:21 GMT )
Nëntor 10, 2017 08:22 Europe/Tirane
  • Në qytete të ndryshme të Evropës organizohet ceremonia e Arbainit

Ceremonia e Arbainit për martirizimin e imam Huseinit (as), ditën e enjte është organizuar në shumë qytete të vendeve evropiane si në Britani, Ukrainë, Bjellorusi, Slloveni dhe Rusi.

Ceremonia e zisë për Arbainin e imam Huseinit është organizuar në prani të shumë iranianëve dhe shiitëve me banim në Londër. Kjo ceremoni u mbajt në qendrën islamike të Anglisë. Gjithashtu në ambientet e ambasadës së Iranit në Ukrainë është organizuar ceremonia e zisë për Arbainin e imam Huseinit dhe në të ishin të pranishëm Muhamed Beheshti Munfrad ambasador dhe disa iranianë me banim në Ukrainë. Gjithashtu shiitët e Bjellorusisë dhe dashamirës të Ehli Bejtit kanë organizuar një ceremoni madhështore me rastin e Arbainit të imam Huseinit. Njëkohësisht me ardhjen e Arbainit të imam Huseinit, studentë dhe iranianë me banim në Slloveni kanë organizuar ceremoni zie për imam Huseinin (as). Ceremoni zie për imam Huseinin është organizuar edhe në Moskë të Rusisë ku shumë myslimanë iranianë, afganë dhe taxhik kanë marrë pjesë gjerësisht në këtë ceremoni zie. Me miliona myslimanë nga e gjitha bota për çdo vit marrin pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) në Qerbela, qytet në jug të Irakut.

 

Tags