Vazhdojnë krimet me hedhjen e acidit ndaj femrave në Britani
Nëntor 11, 2017 06:03 Europe/Tirane
Dy femra në Britani, ditën e premte janë sulmuar me acid në fytyrë në kohën kur ishin në qendrën tregtare Lakside të qytetit Essex.
Policia angleze, për këtë sulm me acid ka arrestuar 2 adoleshentë. Më 2 nëntor në dy sulme të ndarja në Walthamstow dhe Tottenham, dy femra gjithashtu janë sulmuar me acid. Një prej viktimave të këtyre sulmeve ka humbur shikimin. Në vitin 2016 sulme me acid në Britaninë e Madhe janë shtuar me 75% në krahasim me një vit m parë. Në vitin 2015 në këtë vend janë regjistruar 261 raste të sulmeve me acid dhe në vitin 2016 janë regjistruar 458 raste.
Tags