Ultimatumi i Bashkimit Evropian për Britaninë e Madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62367-ultimatumi_i_bashkimit_evropian_për_britaninë_e_madhe
Bashkimi Evropian për të çuar përpara negociatat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE, i ka dhënë ultimatum Londrës që brenda dy javëve duhet të arrijë marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2017 09:11 Europe/Tirane
  • Ultimatumi i Bashkimit Evropian për Britaninë e Madhe

Bashkimi Evropian për të çuar përpara negociatat e daljes së Britanisë së Madhe nga BE, i ka dhënë ultimatum Londrës që brenda dy javëve duhet të arrijë marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Agjencia e lajmeve të Gjermanisë njoftoi se Mishel Barnie, kryenegociatori i BE, deklaroi: "BE ka shtuar ushtrimin e presionit mbi Britaninë e Madhe dhe për këtë arsye i ka dhënë ultimatum dyjavor Londrës që të arrijë marrëveshje në lidhje me Brexit-it, për ndryshe Brukseli nuk do të bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve të ardhshme. Nëse përgjatë 14 ditëve nuk arrihet marrëveshje në lidhje me çështjet kyçe përkatëse me procesin e daljes së këtij vendi nga BE, në muajin dhjetor dhe në bazë të programit të paraparë nuk do të arrihet marrëveshje". Vlen të theksohet se projektligji për Brexit-in do të paraqitet në Parlamentin e Britanisë në muajin dhjetor. Therza May, kryeministrja e Britanisë, ka paralajmëruar Parlamentin e këtij vendi për veprime të cilat do ta ngadalësojnë ose ndërpresin procesin e Brexit-it.