Kërkesa për shkarkimin e Theresa May
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62382-kërkesa_për_shkarkimin_e_theresa_may
Deputetët e parlamentit të Britanisë kanë parashtruar kërkesën për shkarkimin e kryeministres Theresa May.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2017 04:48 Europe/Tirane
  • Kërkesa për shkarkimin e Theresa May

Deputetët e parlamentit të Britanisë kanë parashtruar kërkesën për shkarkimin e kryeministres Theresa May.

Janë gjithsej 44 deputetë të parlamentit në Britaninë e Madhe të cilët me anë të një letre kanë kërkuar shkarkimin e Theresa May për shkak të procesit për largimin e Anglisë nga BE. Kryeministrja britanike Theresa May ka paraqitur planet e saj për të kthyer në ligj datën dhe orën e shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Sipas krye-konservatores, Ligji për Largimin nga BE do të amendohet që Brexit të ndodhë zyrtarisht në orën 23:00 të 29 marsit 2019. Ligji do të shqyrtohet javën e ardhshme nga parlamenti britanik. Në një shkrim për të përditshmen Telegraph, May u shpreh se vendimi për ta vendosur në faqe të parë orën ekzakte të Brexit, tregon se qeveria do ta përfundojë procesin. “Askush të mos dyshojë vendosmërinë tonë, Brexit po ndodh. Do të jetë e shkruar e zeza mbi të bardhë, në faqen e parë të këtij legjislacioni historik,” shkroi mes të tjerash kryeministrja. Drafti për legjislacionin tashmë e ka kaluar fazën e leximit të dytë, por përballet me përpjekjet për amendim. Legjislacioni ka hasur në rezistencë të fortë nga disa konservatorë rebelë dhe parti opozitare. Por për këta të fundit, May ka një përgjigje të qartë e të ashpër. “Ne nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje nga asnjë palë që procesi i amendimeve të përdoret si mekanizëm bllokimi kundër dëshirave demokratike të popullit britanik.” Më herët, deputetët britanikë janë shprehur se ka rreth 300 amendamente dhe 54 klauzola të reja të propozuara për draftin.