Thirrje raciste në Varshavë
Nëntor 12, 2017 15:38 Europe/Tirane
Mijëra nacionalistë polakë marshuan nëpër Varshavë, duke valëvitur flamuj dhe parulla nacionaliste ndërsa shënuan Ditën e Pavarësisë së Polonisë.
Siç njofton agjencia austriake e lajmeve, duke filluar marshimin pranë sheshit Dimovska, pjesëmarrësit në protestat në Varshavë, vazhduan duke brohoritur parulla të tilla si "Polonia e Pastër, Polonia e Bardhë", duke shprehur tendencat e tyre raciste. Gjashtë mijë forca policore polake kontrollonin situatën gjatë demonstratës. Gjithashtu në Varshavë, u mbajt edhe një protestë e vogël nga grupet antifashiste që marshuan me flamuj që lexonin "Së bashku kundër racizmit".
Tags