Miratohet rezoluta për shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran
Pretendimet e përsëritura dhe të diktuara të Amerikës dhe të disa aleatëve të saj kundër Iranit edhe një herë ka detyruar OKB që të miratojë një rezolutë kundër Teheranit me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut.
Komiteti i tretë i OKB ditën e martë duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit, ndaj këtij vendi ka nxjerrë një rezolutë për atë që të ka quajtur gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran. Anglia, Amerika, Franca, Bahrejni, Arabia Saudite, EBA dhe Kanadaja ishin ndër ato vende që votuan pro rezolutës anti iraniane për shkeljen e të drejtave të njeriut. Çështja e të drejtave të njeriut është kthyer në një mjet për realizimin e qëllimeve dhe objektivave politike. Përdorimi i kësaj çështjeje si mjet politik mund të shfaqe kërcënime të buta në vende të ndryshme të botës. Provokimet dhe pretendimet e përsëritura të perëndimit me në krye Amerikën kundër Iranit, janë disa nga këto kërcënime. Qarqet mbrojtëse të të drejtave të njeriut në perëndim, disa herë kanë kritikuar Iranin për shkak të ekzekutimit më vdekje të trafikantëve të drogës të cilët janë ata që përfitojnë nga vdekja e të tjerëve. Ata që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut kanë kërkuar heqjen e dënimit me vdekje në Iran dhe të drejtën e familjarëve të viktimave për hakmarrje. Gjithashtu pretenduesit mbështetës të të drejtave të njeriut, akuzojnë Iranin se diskriminon femrat dhe nuk respekton të drejtat e pakicave fetare dhe kjo është kthyer në një tjetër faktor që perëndimi e përdor për t’iu kundërvënë Iranit. Mirëpo këto nuk janë të vetmet raste të cilat perëndimi i përdor kundër Iranit pasi pretendon se në Iran nuk ka liri shprehje mendimi, ekzistojnë ligje diskriminuese ndaj femrave, nuk respektohen të drejtat e pakicave fetare dhe disa raste të tjera. Amerika e mbështetur nga disa vende si Kanadaja dhe Britania, të cilët janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në botë, janë ata që hedhim më shumë akuza dhe pretendime kundër Iranit. Për çdo ditë në Amerikë shkelen të drejtat e zezakëve, shtypen etnitë vendase si indianët, mbështesin regjime fëmijë-vrasëse si regjimi i Izraelit dhe i Arabisë Saudite. Kjo është veprimtaria e ayre që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut. Ndoshta këta vende e kanë harruar se si janë vendosur në linjë të parë të radhës për të mbështetur regjimin e Sadamit në luftën kundër Iranit. Ata i kanë dhënë Sadamit bomba, raketa dhe armë të ndryshme kimike për të sulmuar Iranin, kanë rrëzuar avionin e transportit civil me 290 civilë iranianë dhe kanë kryer krime të tjera të panumërta. Sot pikërisht këto vende me bomba fosforike dhe bomba fragmentale të cilat ua japin regjimit të Arabisë Saudite dhe të Izraelit, janë shkaktarë të vrasjes së dhjetëra mijëra fëmijëve dhe femrave. Pra me të tilla veprime, këta vende propozojnë rezolutë kundër Iranit dhe me kërcënime dhe presione i miratojnë këto rezoluta. Akbar Gagfuri, një prej anëtarëve të kuadrit akademik të universitetit të Jazdit dhe një prej ekspertëve të çështjeve politike, duke kritikuar standardet e dyfishta të perëndimit në çështjen e të drejtave të njeriut ka thënë: Në Amerikë vihen re shumë raste të shkeljes së të drejtave të pakicave. Indianët që janë banorët autoktonë të Amerikës, vriten habitshëm dhe atyre u shkelen të drejtat. Në Amerikë, 80 ndjekës të sektit Davudie, në kohën kur ishin në shtëpinë e tyre janë djegur për së gjalli. Duhet theksuar se çështja e të drejtave të njeriut nga ana e perëndimit komentohet në forma të ndryshme. Nga pikëpamja e perëndimit grupet terroriste ndahen në dy grupe në grupe terroriste të mira dhe të këqija. Mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është një skenar apo show, por mbrojtja e të drejtave të njeriut do të thotë respektimi i vlerave fetare dhe kulturore të një kombit dhe përkushtim në të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e njeriut pa bërë dallime për nga raca, ngjyra, etnia, apo kombësia.