Refugjatët irakianë dhe sirianë largohen nga Gjermania
Me qindra refugjatë irakianë dhe sirianë largohen nga territori i Gjermanisë në kuadër të politikave të qeverisë së Berlinit për forcimin e "kthimit vullnetar".
Agjencia e lajmeve gjermane njoftoi se Berlini që nga viti 2016, për shqyrtimin e krizës së emigrantëve, ka propozuar parimin për forcimin e "kthimit vullnetar". Sipas qeverisë së Gjermanisë, kërkuesit e azilit të cilëve u është refuzuar kërkesa, mund të gëzojnë mbështetje financiare ose konsultative e ofruar nga ana e Berlinit për tu kthyer në vendin e tyre. Zyra federale për çështje të emigrantëve në Gjermani me anë të një deklarate, ka thënë se vitin e kaluar 5657 irakianë janë kthyer në vendin e tyre dhe deri në fund të muajit shtator gjithashtu, 2481 emigrantë irakianë nga Gjermania janë kthyer në vendin e tyre. Vlen të theksohet se rreth 140 mijë kërkues të azilit në Gjermani që shumica e tyre janë shtetas të Sirisë dhe Irakut, përgjatë muajve janar-shtator të këtij vendi janë regjistruar për tu kthyer në vendet e tyre.