Grusht shteti dhe kaos në Zimbabve
Lufta për pushtet në Zimbabve është ashpërsuar ndjeshëm me ndërhyrjen e ushtrisë që mori nën kontroll televizionin shtetëror e ka shënjestruar njerëzit pranë presidentit Robert Mugabe nën arsyetimin se janë përgjegjës për situatën e rënduar sociale dhe ekonomike të vendit.
Ushtria e Zimbabves siç premtoi nuk qëndroi duarkryq ndaj krizës politike në vend, megjithëse ndërhyrjen e saj nuk e cilësoi grusht shteti. Shefii ushtrisë, Gjeneral Majori Sibusibo Moyo u shfaq në ekran tha se nuk bëhet fjalë për grusht shteti dhe as marrjen e kontrollit të vendit nga ushtria, ndërsa theksoi se presidenti Robert Mugabe dhe familja e tij janë të sigurt. “Zemërimi ynë drejtohet vetëm ndaj kriminelëve rreth tij që po kryejnë krime, që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike”, u shpreh shefi i ushtrisë duke shtuar: “Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, presim që situata të kthehet në normalitet”. Ndërkohë, presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, deklaroi se Mugabe është vendosur në arrest shtëpie. Mugabe, e ka dominuar skenën politike të vendit të varfër që prej shpalljes së pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.