Disa vende evropiane bien dakord për pranimin e emigrantëve
Disa vende evropiane pas paralajmërimeve të OKB kanë rënë dakord për pranimin e emigrantëve.

Dimitris Avramopoulos komisari i emigracioni të BE ka thënë se 16 vende evropiane pas paralajmërimeve të OKB në Bruksel kanë rënë dakord kanë rënë dakord për pranimin e 34 mijë e 400 emigrantëve. Më herët këto vende janë akuzuar nga OKB se po mbështesin qeverinë e Libisë për të parandaluar vërshimin e emigrantëve drejt Evropës.

Mirëpo siç theksoi komisari Avramopoulos, vendet evropiane kanë rënë dakord për pranimin e 50 mijë emigrantëve brenda 2 viteve të ardhshme. Politikat luftënxitëse të vendeve perëndimore në lindjen e mesme dhe në Afrikën e veriut i ka detyruar me milion njerëz që të lënë vendlindjen e tyre dhe për t’i shpëtuar luftës dhe destabilitetit ekonomik dhe social dhe të shkojnë në drejtim të vendeve perëndimore.