Përkeqësohen marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Arabinë Saudite
Arabia Saudite duke reaguar ndaj deklaratës së Sigmar Gabriel i cili sjelljen e Riadit kundrejt Saad Haririt e ka cilësuar të papërshtatshëm, ka tërhequr ambasadorin e saj nga Berlini.
Sipas një njoftimi të agjencisë Vas të lajmeve, ministria e jashtme e Arabisë Saudite deklaroi se Riadi do t’i dorëzojë një notë proteste ambasadorit të Gjermanisë në Riad. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka paralajmëruar se janë zgjeruar dëshirat aventureske të krerëve të Arabisë Saudite, por Evropa nuk do të heshtë përballë aventurave të tyre. Sigmar Gabriel, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, të premten ka kritikuar ashpër veprimet e Arabisë Saudite ndaj Sa’d Al-Hariri, kryeministrit të Libanit dhe i ka quajtur ato të pazakonshme. Gabriel ka thënë se ambiciet për aventura janë gjeruar te krerët e Arabisë Saudite, ndërsa ka theksuar se Evropa nuk do të heqtë përball një çështjeje të tillë. Arabia Saudite po ndjek një politik e cila pas konfliktit në Jemen dhe krizën me Katarin, tani ka arritur kulmin e saj në çështjen e Libanit. Askush nuk mund ta ndalojë Al-Haririn dhe familjen e tij që ta pranojë ftesën për ta vizituar Francën”, - shtoi ndër të tjera Sigmar Gabriel.