Shkelja e marrëveshjes bërthamore dhe sabotimet e Amerikës
Shkeljet e marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës, janë futur në një fazë të re me deklaratën e fundit të Donald Trump president i Amerikës. Trump, në deklaratën e tij të fundit kundër Iranit ka thënë se ekziston mundësia e uljes së kotës për shitjen e naftës nga Irani.
Shtëpia e bardhë lidhur me këtë ka dalë me një deklaratë ku theksoi se Donald Trump president i Amerikës në një letër drejtuar sekretarit të energjisë dhe të departamentit amerikan të shtetit, ka theksuar se prodhimi i vendeve të tjera është në atë masë që duhet për të ulur nivelin e shitjes së naftës iraniane. Sa i përket uljes së kotës së shitjes së naftës iraniane më herët është shprehur edhe Ryan Zinke, sekretari për çështjet e brendshme në Amerikë. Qeveria amerikane në bazë të paragrafit 21 të marrëveshjes bërthamore, duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të ulur kuotën e naftës që shitet nga Irani. Mirëpo deklarata e fundit e Donald Trump në këtë fushë, tregon distancimin akoma më të madh të Amerikës në zbatimin e angazhimeve dhe zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Pikërisht ky qëndrim i Uashingtonit është bërë shkak që disa nga interesat ekonomike të Iranit pas marrëveshjes bërthamore të futen në një ambient të paqartë për shkak të shkeljeve dhe sabotimeve të vazhdueshme të Amerikës. Një prej shembujve të sabotimeve amerikane është presioni ndaj kompanisë franceze Total për mosbashkëpunim me Iranin në fushën e naftës. Mirëpo Patrick Pouyanne, drejtori ekzekutiv i kompanisë franceze Total kohët e fundit ka shprehur shqetësime mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja nga ana e Amerikës. Ai ka thënë se kompania Total mund të rishikojë kontratën e saj të bashkëpunimit në fushën e gazit Parsi i Jugut në rast se Amerika vendos sanksione kundër Iranit. Kompania Total, korrikun e kaluar ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me Iranin për zgjerimin e fushës së gazit Parsi i Jugut. Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e 4.8 miliard dollarëve. Nuk ka dyshim se, ashtu siç ka deklaruar vetë presidenti amerikan, Donald Trump kundërshton në këtë formë për shkak të favoreve që ka marrë Amerika nga kjo kontratë. Përveç kësaj qëndrimet e BE në këtë fushë gjithashtu kanë ndikuar në kundërshtimet dhe sjelljet e palës amerikane. Emanuel Macron, president i Francës në një intervistë të tij për CNN ka thënë: Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përcaktojë një strategji të re lidhur me programin raketor të Iranit, për shkak se është kërcënim për rajonin dhe për të gjithë botën. Është e nevojshme që ne të hapim negociata për periudhën pas vitit 2025. Në këtë çështje, Donald Trump ka bërë një deklaratë në të cilën i ka hënë se nuk është kundër vazhdimit të aktiviteteve ekonomike të kompanive iraniane në tregun iranian. Kjo tregon se presidenti amerikan po ndjek politika të dyanshme. Kanali televiziv CNN lidhur me sanksionet thotë: Rex Tillerson sekretari amerikan i shtetit në prapaskenë është duke bashkëpunuar me kongresin me qëllim që ligjet amerikane lidhur me Iranin të reformohen dhe përqendrimi të fokusohet në çështjen bërthamore. Këto përpjekje, i japin mundësi Amerikës që të vazhdojë të mbajë qëndrime të larmishme dhe disa anësh dhe ta përballë Iranin me sjellje të tjera destabilizuese. Këto sjellje janë vënë re në deklaratën e Donald Trump për kufizimin e naftës së shitur nga Irani dhe kjo tregon qartë se kush është ai që po e shkel marrëveshjen bërthamore.