50 viktima nga sulmi kamikaz në Nigeri
Nëntor 21, 2017 18:47 Europe/Tirane
Të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin verilindor Mubi të Nigerisë.
Një kamikaz hyri në një xhami të mbushur me besimtarë gjatë lutjeve të mëngjesit në shtetin Adamava. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por anëtarët e grupit terrorist Boko Haramit janë ata që zakonisht kryejnë sulme në vende të mbipopulluara në veri të Nigerisë. Rreth 20 mijë persona kanë vdekur gjatë aktiviteteve të përgjakshme 8-vjeçare të Boko Haramit. Pjesëtarët e këtij grupi terrorist i kanë përshkallëzuar sulmet me bomba në verilindje të Nigerisë, që kur ushtria e këtij vendi rimori kontrollin e disa territoreve që kontrolloheshin prej grupit.
Tags