Papa viziton të shpërngulurit Rohingya
(last modified Thu, 23 Nov 2017 07:18:19 GMT )
Nëntor 23, 2017 08:18 Europe/Tirane
  • Papa viziton të shpërngulurit Rohingya

Kreu i katolikëve të botës javën e ardhshme do të shkojë në Mianmar për tu takuar me Aung San Suu Kyi ministre e jashtme dhe këshilltare e qeverisë së Mianmarit, si dhe në Bangladesh për të vizituar myslimanët e shpërngulur Rohingya.

Burimet informative bëjnë të ditur se më 28 nëntor, papa Francois do të shkojë në Naipidaw kryeqytetin e Mianmarit dhe më 30 nëntor ai do të takohet me Min Aung Hlaing komandnati i ushtrisë së Mianmarit. Takimi do të kryhet në kishën e qytetit Yangon. Më tutje papa më 1 dhjetor do të shkojë në Daka kryeqytetin e Bangladeshit dhe më pas do të vizitojë kampin e myslimanëve të shpërngulur Rohingya. Prej 25 gushtit forcat e sigurisë në Mianmar në mënyrë të egër kanë dëbuar mbi gjysmë milion myslimanë nga provinca Rakhin, pasi kanë djegur shtëpitë e banimit, fshatrat dhe tokat bujqësore të myslimanëve dhe kanë parandaluar kthimin e tyre. Ushtria dhe budistët ekstremistë në Mianmar po vazhdojnë vrasjen e myslimanëve Rohingia në këtë vend dhe procesi i shpërnguljes së myslimanëve në drejtim të Bangladeshit po vazhdon akoma duke rritur kështu numrin e personave të shpërngulur me dhunë. Ndërkohë organizatat lokale në Bangladesh kanë njoftuar për përhapjen e llojeve të sëmundjeve të ndryshme sidomos kequshqyerjes në mesin e të shpërngulurve Rohingia. Autoritetet e Bangladeshit kanë deklaruar se për të strehuar mbi 800 mijë të shpërngulur Rohingia, do të ndërtojnë një prej qendrave më të mëdha të kampeve.

 

Tags