Takimi stinor i KG i ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i62861-takimi_stinor_i_kg_i_anea
Drejtori i përgjithshëm i ANEA ashtu si në të kaluarën edhe në takimin e sotëm të Këshillit të Guvernatorëve do të raportojë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2017 04:48 Europe/Tirane
  • Takimi stinor i KG i ANEA

Drejtori i përgjithshëm i ANEA ashtu si në të kaluarën edhe në takimin e sotëm të Këshillit të Guvernatorëve do të raportojë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit.

Mbledhja stinore e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA do të fillojë sot në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i ri i Jokia Amano i cili konfirmon se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Raporti i ri periodik i ANEA në lidhje me Iranin është publikuar më herët dhe është vendosur në dispozicion të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA. Drejtori i përgjithshëm i ANEA në këtë raport përsëri ka konfirmuar se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Drejtori i përgjithshëm i ANEA në raportin e tij të ri periodik ka deklaruar se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit kanë qenë në ë sasi shumë më e vogël se sa niveli që është caktuar në marrëveshjen bërthamore. Sasia e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit sipas marrëveshjes bërthamore, duhet të jetë 300 kg. Vlen të theksohet se ky është raporti i tetë i Jokia Amanos që publikohet që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore e deri më tani dhe raporti i tretë i ANEA që publikohet pas fillimit të punës së qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, ku vazhdimisht konfirmohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe të mbështetur me rezolutën 2231 të KS të OKB, ndërsa Amerika ka shkelur zotimet e saj.