Objektivi i Rusisë për ndarjen e Ukrainës
Zëdhënësi i Kremlinit njoftoi se Moska mbështet krijimin e një republike të re në Ukrainë.
Dimtiri Peskov zëdhënës i Kremlinit deklaroi se Moska mund të mbështesë bashkimin e rajoneve Luhanck dhe Doneck në Ukrainë si një rrugë për zgjidhjen e situatës në këtë vend. Zëdhënësi i Kremlinit nuk ka dhënë më shumë shpjegime për këtë qëndrime edhe pas interesimit të gazetarëve. Ukraina që prej vitit 2014 përballet me krizën në zonat lindore Luanck dhe Doneck të cilat kërkojnë të shpallin pavarësinë dhe janë të mbështetura nga Rusia. Para vitit 2014, Ukraina ishte e angazhuar për një status jo të përafërt, që do të thotë se vendi ishte abstenues për t’u përfshirë në aleanca ushtarake. Megjithatë, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike pas rrëzimit të qeverisë pro-ruse në atë që Rusia e konsideroi “grusht shteti”, teksa qeveria e re ndërmori një kurs pro-perëndimor. Ukraina po përballet me revoltën e milicive separatiste të mbështetura nga Rusia në lindje të territorit të saj dhe rikonfirmimi i synimeve veri atlantike të Kievit, nuk ishte një surprizë.