Bangladeshi dhe Mianmari bëjnë marrëveshje për kthimin e Rohingya-ve
(last modified Thu, 23 Nov 2017 13:27:59 GMT )
Nëntor 23, 2017 14:27 Europe/Tirane
  • Bangladeshi dhe Mianmari bëjnë marrëveshje për kthimin e Rohingya-ve

Bangladeshi ka nënshkruar marrëveshje me Mianmarin për rikthimin e qindra-mijëra myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna në shtetin Rakhine.

Detaje të marrëveshjes që është nënshkruar në kryeqytetin e Mianmarit, Naj Pi Tau, nuk janë bërë të ditura. Bangladeshi ka thënë se ajo është “hapi i parë”, ndërsa Mianmari ka thënë se është i gatshëm t’i pranojë Rohingyat “sa më parë që të jetë e mundur”. Agjencitë e ndihmës kanë shprehur shqetësim për rikthimin e detyrueshëm të Rohinya-ve nëse siguria e tyre nuk garantohet. Myslimanët Rohingya janë një pakicë pa shtet, e cila për kohë të gjatë është përballur me përndjekje nga Mianmari, i njohur po ashtu si Birmani. Mbi 400,000 Rohingya kanë ikur në Bangladesh qëkur ka shpërthyer dhuna në Rakhine në fund të gushtit. Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës Rohingya përbën "spastrim etnik". Deklarata e tij është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani.

Tags