Protesta në Amerikë kundër gjenocidit të heshtur ndaj banorëve autokton
Një grup i banorëve autokton në Amerikë kanë protestuar kundër gjenocidit të heshtur që po kryhet kundër banorëve autokton në këtë vend.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se mbi 2000 protestuesi me ngjyrë dhe shumë aktivistë të tjerë amerikan kanë marrë pjesë në protestën e së enjtes e cila u organizua njëkohësisht me ditë n e falënderimit në shtetin Masaçusota dhe duke hedhur slogane dhe duke mbajtur në dorë pankarta me mbishkrime, kanë theksuar nevojën për ndërprerjen e gjenocidit të heshtur që zbatohet në kuadër të diskriminimit ndaj banorëve autokton të Amerikës. Protestuesit gjithashtu kanë theksuar unitetin e banorëve autokton për tu përballur me diskriminimin racor dhe kanë kërkuar nga qeveria e Amerikës që të zbatojë zotimet e saj në lidhje me të drejtat e tyre. Kjo protestë u organizua nga organizata UAINE e banorëve autoktonë të Amerikës.